Ndërlidhjet

Britania urdhëron stafin diplomatik iranian të largohet brenda 48 orëve


Sot Britania ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe mbylljen e ambasadës së saj në Teheran.

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hag, i tha parlamentit se të gjithë zyrtarët iranianë duhet të largohen brenda 48 orëve:

"I ngarkuari i Iranit në Londër është duke u informuar tani që ne kërkojmë mbylljen e menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe se i gjithë stafi diplomatik iranian duhet të lërë Mbretërinë e Bashkuar brenda 48 orëve të ardhshme. Nëse ndonjë vend e bën të pamundur për ne që të veprojmë në tokën e tyre, nuk mund të presin që të kenë një ambasadë që funksionon këtu”, ka thënë Uilliam Hag.

Të martën, protestuesit iranianë sulmuan ambasadën britanike dhe një kompleks diplomatik në Teheran, duke thyer xhamat, djegur dhe flamurin britanik.
XS
SM
MD
LG