Ndërlidhjet

Samuel Zhbogar - kandidat për përfaqësues të BE-së në Kosovë


Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, ka vërtetuar sot se është kandiduar për shef të zyrës së BE-së në Prishtinë.

“Mund të vërtetoj se jam kandiduar për shef të zyrës dhe për përfaqësues të posaçëm të BE-së në Kosovë”, u tha Zhbogar gazetarëve sllovenë, sot në Bruksel, transmeton agjencia STA.

Për emërimin e tij eventual duhet të vendos komisioni profesional dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

Në vitin 2008, Samuel Zhbogar është emëruar ministër i jashtëm në qeverinë e Borut Pahorit, në periudhën 2004-2008 ishte ambasador në Uashington, ndërsa ka punuar edhe në ambasadën e Sllovenisë në Pekin dhe në misionin e OKB-së në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG