Ndërlidhjet

Austri: Arritën ushtarët e parë të plagosur nga Kosova


Tre ushtarë austriakë, të plagosur në përleshjet me protestuesit lokalë serbë, në pjesën veriore të Kosovës, sot kanë arritur në shtëpi në Austri, ndërsa të tjerët pritet të arrijnë gjatë orëve të ardhshme.

Të hënën, afro 30 ushtarë të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, ishin plagosur nga kjo dhunë, kanë thënë zyrtarët.

Raportohet edhe për serbë lokalë të lënduar.

Në mesin e ushtarëve të plagosur të KFOR-it ishin edhe 11 austriakë.

Sipas njërit pre ushtarëve që arritën në Austri, dhuna kishte filluar kur një ushtar gjerman ishte qëlluar nga koktejët Mollotov, e pastaj nga eksplodimi dhe nga e shtëna.

Katër ushtarë të tjerë, që janë janë plagosur lehtë, pritet të arrijnë më vonë në Austri, ndërsa të tjerët, tash për tash, mbesin në Kosovë.
XS
SM
MD
LG