Ndërlidhjet

Klinton e kënaqur me ndryshimet në Birmani


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se është inkurajuar nga ndryshimet e fundit në Birmani.

Presidenti Tein Sein, pas takimit me Klintonin, ka thënë se vizita e saj ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinton është sekretarja e parë amerikane që ka vizituar Birmaninë në 50 vjetët e fundit.

Birmania është udhëhequr nga ushtria për shumë dekada, deri vitin e kaluar kur një qeveri teknike mori në duar udhëheqsinë e vendit.
XS
SM
MD
LG