Ndërlidhjet

Timoshenko nuk mund të ndjekë seancat gjyqësore


Seancat gjyqësore për Julia Timoshenkon u hapën sot por ish-kryeministrja e Ukrainës nuk ishte në gjendje t’i ndiqte ato, për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjykata e Apelit e Kievit është duke e shqyrtuar kërkesën e Timoshenkos për të rrëzuar dënimin e saj mbi akuzat për abuzim të pozitës në kohën kur ishte kryeministre.

Oleksandër Turshinov, zëvendës kryetar i partisë së Timoshenkos, u prononcua jashtë gjykatës para gazetarëve, duke treguar se shëndeti i Timoshenkos është përkeqësuar dukshëm.

Avokatët e saj kanë thënë se Timoshenko po vuan nga dhembjet e shpinës dhe e ka të pamundur të ecë.
XS
SM
MD
LG