Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk do të komunikoj me strukturat ilegale dhe kriminale



Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi, ka thënë sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se është “i gatshëm të bisedojë me qytetarët e Kosovës në veri, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikojë me strukturat ilegale dhe kriminale”.

“Është obligim imi kushtetues dhe ligjor, por edhe obligim imi qytetar si kryeministër i Kosovës të komunikoj me të gjithë qytetarët e vendit pa dallime etnike, të sqarojmë proceset nëpër të cilat po kalojmë, të orientohen nga Prishtina dhe të largohen nga mashtrimi 12 vjeçar, që i ka bërë Beogradi atyre qytetarëve”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.

Komunikimi është rruga e vetme për fillimin e zgjidhjeve të problemeve të grumbulluara, citohet të ketë thënë zoti Thaçi, për të shtuar se “në asnjë rrethanë nuk do të ketë komunikim me strukturat ilegale dhe kriminale”.

“Ato do të përballen me drejtësinë. Strukturat ilegale dhe kriminale do të përballen me drejtësinë, atje nuk ka përfaqësues legal, ka përfaqësues illegal”, thuhet në deklaratën e kryeministrit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG