Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian shton 180 emra në listën e sanksioneve kundër Iranit


Diplomatë evropianë thonë se në takimin e sotëm në Bruksel ministrat evropianë të punëve të jashtme janë pajtuar që të vejnë sanksionet në mbi 180 kompani dhe individë iranianë, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Iranit që t’i përmbushë kërkesat ndërkombëtare për të ndërprerë punën nukleare.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë diplomatët të kenë thënë se ministrat gjithashtu janë pajtuar që të marrin masa disiplinore shtesë, që do të mund të shënjonin sektorin iranian të karburanteve.

Bashkimi Evropian veçse ka vënë sanksione ndaj qindra kompanive iraniane.
XS
SM
MD
LG