Ndërlidhjet

Grevë 24 orëshe në Greqi


Stafi i urgjencës lëshuan spitalet, shkollat u mbyllën dhe mijëra grekë dolën në rrugë sot në një grevë 24-orëshe të përgjithshme kundër masave shtrënguese që testoi vendosmërinë e një qeverie të bashkimit kombëtar.

Grekët janë mbledhur në sheshin përpara parlamentit , duke brohoritur "Dilni jashtë, merrni buxhetin dhe ikni nga këtu!", njofton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ata po na vrasin neve, ata po vrasin punonjësit, ata po vrasin shpirtin grek. Ne jemi këtu për tu treguar se nuk do të heshtim”, tha Evangelos Routsas një protestues grek 50 vjeçar.
XS
SM
MD
LG