Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane gati të kërkojë shumicën e ulëseve


Rezultatet zyrtare të rrethit të parë të votimeve parlamentare në Egjipt mendohet të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme, ndërsa partia e Vëllazërisë Myslimane pritet të kërkojë shumicën e ulëseve.

Rezultatet e votimeve të ditës së hënë e të martë ishte planifikuar të bëheshin të ditura gjatë ditës së djeshme, mirëpo raportet thonë se numërimi nuk ishte kompletuar me kohë në disa zona zgjedhore.

Agjencia e lajmeve AP citon mbikëqyrësit, që kanë parë numërimin e votave, të kenë thënë se rezultatet pothuajse të përfunduara sugjerojnë se Vëllazëria Myslimane, që është grupi më i madh politik dhe më mirë i organizuari në vend, mund të marrë deri në 45 % të ulëseve të kontestuar nga votimi i kësaj jave.
XS
SM
MD
LG