Ndërlidhjet

Gjermania burgosë hajnin më budalla


Një gjykatë rajonale në Gjermaninë perëndimore, në qytetin Osnabruek, i ka ndarë shtatë vjet burg njeriut i cili shkoi të vidhte një bankë e cila nuk ekzistonte më.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se hajni, një 57 vjeçar, në muajin maj kishte shkuar në një filial të një banke, i armatosur me një pistoletë lodër dhe kishte mbajtur peng një grua, duke kërkuar nga ajo që t’i jepte 10,000 euro haraç.

Por banka kishte ndërruar lokacion 17 vjet më parë dhe aty kishte vetëm një makinë për tërheqjen e parave. Duke e parë situatën, hajni e kishte detyruar një kalimtar të tërhiqte para nga “bankomati”. Ai mori 400 euro dhe u arratis me një veturë të vjedhur.

Ai e braktisi edhe makinën, ku kishte lënë shenjat e gishtërinjve, duke ia bërë më të lehtë policisë zënien e tij, pasi ai veçse kishte 22 dënime të mëhershme.
XS
SM
MD
LG