Ndërlidhjet

Pakistan: Nga një shpërthim, shtatë militantë të vrarë


Ushtria pakistaneze ka thënë se të paktën shtatë militantë janë vrarë nga një shpërthim në kufirin afgan, në një prej rajoneve të largëta veriperëndimore të vendit.

Nasir Jarun, zëdhënës i ushtrisë tha se luftimet filluan në distriktin Kitral, në kohën kur talibanët shënjuan një post paramilitar në kufi, me predha mortaje, nga provinca Kunar në Afganistan.

Zëdhënësi tha se ushtarët kishin luftuar prapa, duke vrarë shtatë militantë.

Pakistani pretendon se qindra talibanë janë arratisur në provincën Kunar në Afganistan, pas operacionit ushtarak të vitit 2009, në rajonin Malakand në Pakistan.
XS
SM
MD
LG