Ndërlidhjet

Britani: Policia arrestoi 22 vetë para Ambasadës amerikane


Policia britanike ka njoftuar se ka arrestuar 22 vetë afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër, që protestonin kundër përdorimit të aeroplanëpve amerikanë pa ekuipazh në Pakistan.

Skotland Jardi sot i ka konfirmuar arrestimet në demonstratën e organizuar nga grupi, që veten e quan “Ummah i bashkuar”.

Sipas policisë, 20 vetë janë arrestuar për dyshime se ishin anëtarë të grupit, që është i ndaluar nga Zyra e Brendshme britanike.

Por, nuk është thënë se cilit grup i takojnë të arrestuarit.
XS
SM
MD
LG