Ndërlidhjet

Stefanoviq: Beogradi nuk mund të akuzohet se pengon


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha sot në Bruksel, se sipas propozimit të Beogradit, sot ka vazhduar edhe një rund i dialogut, me qëllim që të synohet gjetja e zgjidhjes për “kalimet administrative”, siç u shpreh ai, dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Ai ka theksuar se delegacioni i Serbisë i ka paraqitur disa propozime konkrete dhe të qarta, kështu që tash askush nuk mund ta akuzoj Beogradin se po e pengon dialogun.

Lidhur me deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, se “deri tash Serbia nuk ishte në gjendje t’i plotësoj kushtet e kërkuara nga BE-ja për statusin e kandidatit”, zoti Stefanoviq tha se kjo do të thotë se deri tash Serbia nuk i plotëson kushtet, por për këtë arsye delegacioni serb është në Bruksel dhe punon që këtë ta realizoj.

Në këtë kuadër ai tha se është optimist lidhur me samitin e 9 dhjetorit të BE-së, në të cilin do të vendoset se a do t’i jepet apo jo Serbisë statusi i kandidatit për pranim.
XS
SM
MD
LG