Ndërlidhjet

OKB: Kritikohet goditja e Sirisë ndaj protestuesve


Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, sot e ka kritikuar goditjen e Sirisë ndaj protestuesve opozitarë dhe e ka caktuar një të dërguar special për hetimin e keqtrajtimeve në këtë vend.

Në një seancë të jashtëzakonshme në Gjenevë, në Këshillin 47 anëtarësh, për një rezolutë të mbështetur nga Liga Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, votuan 37 vende, ndërsa Rusia, Kina dhe dy anëtarë të tjerë votuan kundër.

Në procesin e votimit 6 vende abstenuan.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u mbajt, pasi hetuesit e pavarur gjetën dëshmi se forcat e sigurisë së Sirisë kanë vrarë dhe torturuar civilë, duke i respektuar urdhërat e zyrtarëve më të lartë të regjimit të presidentitit Bashar al-Asad.

Navi Pillej, Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, më herët gjatë ditës, ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ta referoj Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, lidhur me dyshimet për krime kundër njerëzimit të kryera nga forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG