Ndërlidhjet

Egjipt: Dalja në zgjedhjet parlamentare – 62%


Kryesuesi i Komisionit Zgjedhor të Egjiptit, Abdel-Mozes Ibrahim, tha sot se 62% e votuesve kanë marrë pjesë në rundin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Më se 13 milionë zgjedhës kanë votuar të hënën dhe të martën, në një të tretën e provincave të Egjiptit, që ishte rrethi i parë i votimeve për Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Në tri rrethet e tjera, që pritet të zgjasin deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, do të zgjedhen përfaqësuesit në Dhomën e Epërme, që ka më pak kompetenca.

Zoti Ibrahim tha se numri i atyre që dolën në zgjedhje ishte “më i larti prej kohës së Faraonëve”.

Zgjedhjet parlamentare në Egjipt janë të parat prej përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, nga protestat popullore, në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG