Ndërlidhjet

Tahiri: Marrëveshja është arritur në parim, por pritet konfirmimi


Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha sonte se “në parim është arritur marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por ajo nuk është konfirmuar ende”.

Më tutje në intervistën për RTK-në ajo vlerësoi se kjo është një “ngjarje e madhe”.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajtën sot në Bruksel. Ndërmjetësues në këtë dialog është Bashkimi Evropian.

Sipas Edita Tahirit, me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, “janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës”.

Ajo theksoi, se duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tash pritet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën.
XS
SM
MD
LG