Ndërlidhjet

Diplomatët iranianë arrijnë në shtëpi


Diplomatët iranianë të larguar nga Londra, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të hapësirave britanike në Teheran, kanë arritur sot në shtëpitë e tyre.

Agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, tha se rreth 150 njerëz kishin dalë në aeroportin e Teheranit për të pritur diplomatët, edhe pse qeveria më herët kishte kundërshtuar çfarëdo ceremonia mikpritëse të nivelit të lartë për ta.

Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, Uilliam Hagë, në ditën e fundit të nëntorit i kishte urdhëruar diplomatët iranianë ta lëshonin Britaninë e Madhe brenda 48 orësh.
XS
SM
MD
LG