Ndërlidhjet

Stamboll: Një i vrarë e rreth 30 të plagosur në një aksident rrugor


Një agjenci turke e lajmeve ka bërë të ditur se në një aksident që ka përfshirë 80 vetura në një autostradë në afërsi të Stambollit, një person ka mbetur i vdekur e rreth 30 të tjerë të plagosur.

Agjencia Anadollu bëri të ditur se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Bujukçekmeçe, në perëndim të Stambollit.

Bëhet e ditur se moti ishte me mjegull dhe se i gjithë aksidenti mund të jetë shkaktuar si pasojë e akullit. Dyshohet se person i vdekur është një mashkull 42 vjeçar. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalet e afërta.
XS
SM
MD
LG