Ndërlidhjet

Nuri al-Maliki: Provuan të më sulmonin mua


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka thënë se sulmi me bombë i para disa ditëve në “zonën e gjelbër” ishte një tentativë vrasjeje ndaj tij. Për agjencinë e lajmeve AP ai tha se ndërtesa e qeverisë gjithashtu mund të ketë qenë cak i sulmit, por rezultatet paraprake sugjerojnë se sulmuesit po bënin përpjekje ta qëllonin atë.

Al-Malili tha se bomba ishte planifikuar të shpërthente në kohën kur ai po vizitonte parlamentin, për t’iu drejtuar ligjbërëseve, mirëpo në atë kohë ai nuk ishte atje.

Sulmi me bombë i 28 nëntorit shpërtheu brenda zonës qendrore të Bagdadit, që mendohet të jetë një prej zonave më të sigurta në Irak.

Sulmi hapi dilema rreth çështjes së sigurisë, në një kohë kur trupat e mbetura amerikane po bëhen gati ta lëshojnë Irakun.
XS
SM
MD
LG