Ndërlidhjet

Rusia bëhet gati për zgjedhjet parlamentare


Rusia po bëhet gati për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen nesër.Votimi fillon në rajonet e largëta në lindje të Rusisë dhe përfundon në Kaliningrad.

Forcat ruse të sigurisë janë në gjendje gatishmërie para zgjedhjeve, pasi që pritet të ketë protesta pasuese.

Presidenti Dimtri Medvedev kryeson listën e partisë së tij për Rusinë e Bashkuar. Sondazhet zgjedhore tregojnë se është më se e qartë që partia e tij do të sigurojë shumicën parlamentare, por që mbështetja mund të pësojë ulje pas shumë vitesh dominimi.

Në prag të zgjedhjeve, partitë opozitare kanë raportuar se vëzhguesit e tyre të sondazheve zgjedhore janë ngacmuar e frikësuar, njofton agjencia e lajmeve AFP.
XS
SM
MD
LG