Ndërlidhjet

Kleriku iranian dënon sulmet ndaj ambasadës britanike


Një klerik i lartë iranian ka kritikuar ashpër sulmin ndaj ambasadës britanike në Teheran nga qindra protestues të pro-regjimit iranian, duke e quajtur këtë sulm si të jashtëligjshëm.

Agjencia e lajmeve INSA ka cituar Ahmad Katamin të ketë thënë se ai është kundër sulmit ndaj ambasadave. Të sulmosh një ambasadë, sipas Katamit, është njëlloj sikurse të pushtosh një shtet, kështu që një gjë e tillë është e jashtëligjshme.

Komentet e klerikut, i cili është i afërt me udhëheqësin e lartë iranian, Ali Kamenin, konsiderohen si reagimi më i fortë që është dhënë deri më tani nga Irani për sulmin ndaj ambasadës dhe hapësirave britanike në Teheran.

Britania e ka akuzuar regjimin iranian se kanë pasur lidhje me sulmin. Si kundërpërgjigje, Britania e Madhe ka tërhequr stafin diplomatik nga Irani dhe i ka përjashtuar të gjithë diplomatët iranianë nga Mbretëria e Bashkuar.
XS
SM
MD
LG