Ndërlidhjet

Slloveni: Pahor pritet ta humbë pushtetin në zgjedhjet e sotme


Votimi për zgjedhjet parlamentare ka filluar edhe në Slloveni. Sondazhet zgjedhore sugjerojnë se në këtë garë, kryeministri i qendrës së majtë, Borut Pahor do të jetë udhëheqësi i fundit i eurozonës që e humbë pushtetin, si pasojë e krizës së borxheve në Evropë.

Sondazhet parashohin një humbje të thellë të partisë së Pahorit, të cilët mendohet të zbresin nga partia udhëheqëse në vendin e tretë.

Kriza e borxheve në 17 vendet e eurozonës veçse ka çuar në ndërrim të qeverive në Portugali, Greqi, Itali dhe Spanjë.
XS
SM
MD
LG