Ndërlidhjet

Kroatët votojnë për zgjedhjet parlamentare në vend


Votuesit kroatë ia kanë mësyrë kutive të votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare në vend. Sondazhet zgjedhore sugjerojnë që blloku opozitar, i udhëhequr nga social-demokrati Zoran Millanoviq, ka gjasa të fitojë.

Kroacia, destinacion i njohur turistik në Evropë, me 4.3 milionë banorë, ka përjetuar shpërthimin e vet ekonomik gjatë dekadës së kaluar, por se kjo rritje u ndalua gjatë krizës globale të vitit 2009.

Në muajin tetor, shifrat e papunësisë në Kroaci arritën në 17.4 %, përderisa mijëra të punësuar punojnë pa paga.

Kroacia mendohet t’i bashkohet BE-së në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG