Ndërlidhjet

Pritet të hapet konferenca për Afganistanin


Një konferencë e madhe ndërkombëtare, pritet të hapet sot në qytetin gjerman të Bonit, ku do të hartohet një plan për Afganistanin, pasi trupat e NATO-s të largohen në vitin 2014.

Në mesin e pjesëmarrësve janë të përfshirë përfaqësues të 85 vendeve dhe 16 organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe presidentin afgan, Hamid Karzai, sekretarja amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe ministrin e jashtëm iranian, Ali Akbar Saleh.

Megjithatë, bojkoti i Pakistanit, i cili u njoftua pas një sulmi të NATO-s që vrau 24 ushtarë pakistanezë, ka shënuar tashmë një goditje për shpresat për një plan.

Përpara konferencës njëditore, Karzai i tha gazetës javore gjermane "Spiegel" se Afganistani do të ketë nevojë për fonde deri rreth vitit 2024 për të ndërtuar policinë, ushtrinë, dhe institucionet shtetërore.
XS
SM
MD
LG