Ndërlidhjet

Çeçenia ka votuar gati 100 përqind për “Rusinë e Bashkuar”


Rezultatet zyrtare nga zgjedhjet parlamentare të Rusisë tregojnë se Çeçenia ka votuar për partinë në pushtet “Rusia e Bashkuar”.

Banorët e Kaukazit Verior votuan 99,48 për qind për “Rusinë e Bashkuar”, e cila kryesohet nga presidenti, Dmitri Medvedev.

Pjesëmarrja në votime ishte 99,51 përqind.

Rusia ka ruajtur kontrollin e Çeçenisë me forcat e ushtrisë dhe ndihmën e udhëheqësit lokal, Ramzan Kadirov, një ish kryengritës që është kthyer në një përkrahës i Kremlinit.

Grupet e të drejtave kanë akuzuar regjimin Kadirovit për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG