Ndërlidhjet

Greqi: Megjithë vendimin e GJND-së, do të vazhdoj kundërshtimi


Greqia ka njoftuar sot se do të vazhdoj ta kundërshtoj Maqedoninë fqinje në anëtarësim në NATO dhe në BE me këtë emër, përkundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se Athina kishte gabuar që e kishte penguar hyrjen e Maqedonisë në NATO.

“Greqia do të vazhdoj të zhvilloj negociata me besim të mirë për arritjen e zgjidhjes së pranueshme reciproke për emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, brenda frymës dhe fjalëve të rezolutave relevante të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka kumtuar Ministria e jashtme e Greqisë.
XS
SM
MD
LG