Ndërlidhjet

OKB: Greqia dhe Maqedonia ta zgjidhin kontestin për emër


Kombet e Bashkuara sot kanë kërkuar nga Greqia dhe Maqedonia, që vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ta shfrytëzojnë, që në mënyrë “konstruktive” ta zgjidhin kontestin ndërmjet tyre për emër.

I dërguari i OKB-së, për çështjen e emrit ndërmjet dy vendeve, Metju Nimic, tha se i ka kontaktuar të dy qeveritë “dhe ka kërkuar nga ato, që këtë zhvillim ta shohin si mundësi për të menduar në mënyrë konstruktive për raportet reciproke dhe për ta shqyrtuar nismën e ripërtrirë për arritjen e zgjidhjes definitive për çështjen e emrit”.

Greqia i bënë vërejtje fqiut të saj për emër, duke thënë se ai sugjeron pretendim territorial ndaj një province veriore greke, me të njejtin emër.

Në vitin 1993 Maqedonia ishte pranuar në OKB me emër të përkohshëm, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, për shkak të kontestit me Greqinë.
XS
SM
MD
LG