Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 25 të vrarë


Nga Iraku raportohet se së paku 25 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme me bomba, që për cak kishin pelegrinët shiitë.

Në sulmin më vdekjeprurës, së paku 16 vetë janë vrarë nga eksplodimi i një makine të mbushur me materje shpërthyese, afër qytetit Hilla.

Pelegrinët ishin sulmuar edhe në qytetet Latifija, Mahavil dhe në Bagdad.

Këto sulme në pjesën qendrore të Irakut u bënë një ditë para se festimet fetare shiite Ashura, ta arrijnë kulmin.

Me këtë festë shiitët e përkujtojnë vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseini.

Sulmet theksojnë sigurinë e ndjeshme në Irak, derisa trupat e Shteteve të Bashkuara, po përgatiten të largohen nga ky vend, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG