Ndërlidhjet

Hillari Klinton përsëri i kritikon zgjedhjet në Rusi


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot i ka kritikuar përsëri zgjedhjet parlamentare në Rusi, duke thënë se ato ishin jokorrekte.

Duke folur në Vilnius të Lituanisë, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ajo e përsëriti kritikën ndaj zgjdhjeve parlamentare ruse, të mbajtura ditën e diel, në të cilat partia e kryeministrit Vlladimir Putin, fitoi numrin më të madh të votave.

Zonja Klinton tha se “votuesit rusë meritojnë hetime të plota të mashtrimit elektoral dhe manipulimit”.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte i pranishëm në takimin në Vilnius, por nuk është planifikuar ndonjë takim i ndarë i dy zyrtarëve të lartë.
XS
SM
MD
LG