Ndërlidhjet

Klinton kërkon nga Bjellorusia lirimin e të burgosurve politikë



Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar nga Bjellorusia që t’i lirojë të burgosurit politikë. Në të kundërtën, ajo ka thënë se ky vend do të vazhdojë të përballet me sanksione ekonomike dhe ndalesa në udhëtim për anëtarët e qeverisë së presidentit, Aleksandër Lukashenko.

“Ne kujtojmë se ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për njerëzit në Bjellorusi”, u ka thënë Klinton shtatë aktivistëve bjellorusë që i takoi në Lituani, përderisa po merrte pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ajo tregoi se është e vetëdijshme se çdo ditë ndodhë ndonjë arrestim apo ngacmim kundër shoqërisë civile dhe medias, por që, sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kërkojnë lirimin e pakusht të të gjithë të burgosurve politikë.

Autoritetet bjelloruse ndoqën aktivistët opozitarë pas protestave masive të vitit të kaluar kundër Lukoshenkos, pas rizgjedhjes së tij për një mandat të katërt, në një votim të cilësuar si manipulues nga kundërshtarët e tij.
XS
SM
MD
LG