Ndërlidhjet

Trupat e ministrisë së jashtme vendosen në Moskë


Rusia ka dërguar trupat e ministrisë së jashtme në Moskë, pas protestave të mijëra njerëzve që erdhën pas votimit të së dielës për zgjedhjet parlamentare në vend, të fituara nga kryeministri Vlladimir Putin..

Zëdhënësi i forcave të ministrisë, Vasili Panshenkov tha se trupat kanë vetëm një qëllim, e ai është që të garantojnë një ambient të sigurt për qytetarët. Megjithatë, ai nuk tregoi se sa trupa janë dërguar në Moskë.

Mijëra qytetarë rusë dolën dje në Moskë për të protestuar kundër rezultateve të dala nga zgjedhjet e së dielës në Rusi, të cilat u fituan nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Rreth 300 njerëz janë ndaluar në qendrat e paraburgimit në Moskë e 100 të tjerë raportohet të jenë arrestuar, pas protestave të ngjashme në Shën Petersburg.

Policia ruse ka njoftuar se do të parandalojnë çdo protestë të palejuar, përderisa opozita ka njoftuar se do të vazhdojë me protesta.

Edhe përkrahësit e partisë Rusia e Bashkuar kanë njoftuar se do të mbajnë protesta masive më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG