Ndërlidhjet

Putini i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve


Kryeministri rus, Vlladimir Putin është shprehur i kënaqur me rezultatet që ka arritur partia e tij, Rusia e Bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të së dielës, pavarësisht faktit se kanë humbur një numër të konsiderueshëm të ulëseve.

Putini tha sot se partia e tij ka arritur të sigurojë shumicën në parlament, duke theksuar se çfarëdo rënie e vogël e mbështetjes për partinë që është në pushtet duhet të shihet si fakt i pashmangshëm.

Rusia e Bashkuar fitoi rreth 50 % të votave nga zgjedhjet e së dielës, për dallim nga viti 2007, kur kishte fituar 64 %.

Opozita dhe monitoruesit e zgjedhjeve kanë bërë të ditur se votimi është penguar dhunshëm, duke bërë që partia në pushtet të përfitojë nga ky proces votimi.
XS
SM
MD
LG