Ndërlidhjet

Rumania ratifikon marrëveshjen për mburojën raketore


Një ditë para takimit të anëtarëve të NATO-s në Bruksel, Rumania e ka ratifikuar sot marrëveshjen, që pranon interceptorët raketorë amerikan në tokën e saj,

Senati rumun unanimisht votoi në favor të draft ligjit që ratifikon një marrëveshje të nënshkruar në shtator dhe të miratuar muajin e kaluar nga shtëpia e ulët.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në ligj nga presidenti rumun, Trajan Basesku. Një veprim i tillë do t’i mundësojë sistemit amerikan të mbrojtjes raketore të operojë në Rumani, si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të ndërtuar një mburojë raketore kontinentale.

Interceptorët raketorë pritet të vendosen në pjesën jugore të Rumanisë në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG