Ndërlidhjet

Maltë: Shpëtohen 44 emigrantë somalezë, dyshohet për 2 të vdekur



Në Maltë, një patrullë me barkë e policisë detare ka arritur të shpëtojë 44 emigrantë somalezë, të cilët thanë se dy prej bashkudhëtarëve të tyre ishin mbytur në det.

Tridhjetenjë burra, dhjetë gra dhe tre fëmijë ishin bllokuar në një anije që po fundosej, në kohën kur barka malteze i kishte gjetur ata, tri ditë pas largimit të tyre nga Libia.

Njoftohet se gjendja e emigrantëve ishte e mirë, në kohën kur u sollën në breg.

Në Maltë, arritja e këtyre emigrantëve nga Libia shënohet si e para, që nga rënia e Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG