Ndërlidhjet

Perëndimi kritikon zgjedhjet presidenciale në Rusi


Shtetet perëndimore kanë kritikuar Rusinë për zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat partia e kryeministrit Vlladimir Putin fitoi numrin më të madh të ulëseve në parlament.

Përveç sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila i cilësoi zgjedhjet e së dielës si të padrejta, shqetësimet e tyre rreth kësaj çështjeje i kanë shplosur edhe udhëheqësit e vendeve të tjera perëndimore.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Uestervelle, tha se raportet e vëzhguesve të OSBE-së tregojnë se Rusia ende ka rrugë të gjatë për të bërë në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga organizata.

Edhe ministri i punëve të jashtme i Suedisë, Karl Bildt u pajtua me Uestervellen, duke thënë se është e vështirë t’u shmangesh konkluzioneve se këto zgjedhje nuk ishin plotësisht të lira dhe të drejta, ashtu siç e meritojnë qytetarët rusë.
XS
SM
MD
LG