Ndërlidhjet

Obama kërkon që të promovohet mbrojtja e të drejtave të homoseksualëve


Administrata e presidentit Obama ka lajmëruar se do të bëjë përpjekje të gjerë për të përdorur ndihmën e huaj, me qëllim të promovimit të të drejtave për homoseksualët, përfshirë edhe luftimin e përpjekjeve të qeverive të jashtme për t’i kriminalizuar homoseksualët.

Gjatë një njoftimi, të lëshuar sot, presidenti amerikan, Barak Obama u është drejtuar agjencive amerikane që veprojnë jashtë vendit, përfshirë edhe departamentin e shtetit dhe Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, që ta përdorin ndihmën e huaj për t’i ndihmuar këta individë, që përballen me shkelje të të drejtave njerëzore.

Ai gjithashtu i ka urdhëruar agjencitë që të përmirësojnë mbrojtjen për refugjatët homoseksualë dhe azilkërkuesit.

“Përkushtimi ynë i thellë në përparimin e mbrojtjes së të drejtave për të gjithë njerëzit mund të përforcohet kur ne, si Shtete të Bashkuara të Amerikës, përdorim të gjitha mjetet për ta mbajtur fuqishëm këtë synim”, ka thënë Obama gjatë prononcimit të tij, njofton agjencia e lajmeve AP.
XS
SM
MD
LG