Ndërlidhjet

Kosovë: Janë arrestuar katër vetë për kontrabandim me migrantë


Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, janë arrestuar katër vetë, të dyshuar se kanë kryer vepër penale të “kontrabandimit me migrantë”.

Në njoftimin e policisë janë dhënë vetëm incialet e personave të arrestuar.

Gjatë operacionit policor janë bastisur dy shtëpi dhe një lokal hotelier në rajonin e Pejës dhe një shtëpi në rajonin e Mitrovicës.

Me këtë rast janë konfiskuar pasaporta, letërnjoftime, leje të vozitjes, që dyshohet se janë të falsifikuara, pastaj transakcione të ndyshme bankare, lista personash dhe një kompjuter.

Hetimet lidhur me këtë rast po udhëhiqen nga një prokuror vendës dhe një i EULEKS-it.
XS
SM
MD
LG