Ndërlidhjet

Poire: U zbulua komploti për futjen e djalit të Gadafit në Meksikë


Meksika tha se e ka zbuluar planin me të cilin parashihej futja e djalit të Muamer Gadafit dhe familjes së tij në këtë vend, me një emër të falsifikuar dhe me dokumente të rrejshme meksikane.

Sekretari i brendshëm i Meksikës, Alehandro Poire, tha se ka dyshime se në planin për futjen e personit al-Sadi Gadafi në Meksikë, ishin të përfshirë dy meksikanë, një kanadez dhe një danez.

Zoti Poire tha se lidere e komplotit ishte një femër kanadeze.
XS
SM
MD
LG