Ndërlidhjet

SHBA-të thonë se Al-Assad ose është shkëputur nga realiteti ose i është çmendur



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad sigurisht se është shkëputur plotësisht nga realiteti, apo edhe ndoshta është i çmendur.

Ky vlerësim vjen pas deklaratave të Al-Assadit se ai nuk ishte përgjegjës për vrasjen e mijëra protestuesve antiqeveritarë nga forcat siriane të sigurisë.

Në një intervistë dhënë televizionit amerikan, ABC, ai ka thënë se asnjë qeveri në botë nuk do të dëshironte të vriste njerëzit e vet, “vetëm nëse ai vend udhëhiqet nga ndonjë i çmendur”.

Lideri sirian shtoi se ai nuk zotëronte forcat e sigurisë, të cilat kanë shkaktuar dhunë në Siri dhe se shumica e njerëzve të vrarë në konflikt ishin përkrahës të qeverisë, e jo kundërshtarë të saj.

Pas këtyre komenteve, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner ka thënë se deklaratat e tij sugjerojnë se udhëheqësi sirian ose e ka humbur pushtetin brenda Sirisë, ose është i shkëputur plotësisht nga realitetit, madje edhe mund të jetë i çmendur, ashtu siç vet Assadi ka potencuar gjatë intervistës dhënë për televizionin amerikan, ABC.
XS
SM
MD
LG