Ndërlidhjet

Irani thotë se “ambasada virtuale” amerikane do të dështojë


Ministria e jashtme e Iranit ka thënë sot se “ambasada virtuale” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lëshuar në internet, do të dështojë në përpjekjet për t’i bërë për vete njerëzit iranianë.

Zëdhënësi i ministrisë, Ramin Mehmanparast tha se kjo iniciativë amerikane as nuk do të kompensojë gabimet e Amerikës, e as ta nuk do të mund të transmetojë mesazhin e saj te qytetarët iranianë.

Departamenti amerikan i shtetit, para dy ditësh kishte lëshuar një faqe të re në internet, me qëllim të ofrimit të informacioneve për iranianët e zakonshëm rreth mundësisë së udhëtimit në SHBA dhe tematikave të tjera, mirëpo autoritetet iraniane e kishin bllokuar qasjen publike në këtë faqe, vetëm pas një dite funksionimi të saj.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, tha se ky veprim tregon se “qeveria iraniane edhe një herë ka dëshmuar përkushtimin e saj për të ndërtuar një perde elektronike të mbikëqyrjes dhe censurës” për njerëzit iranianë.
XS
SM
MD
LG