Ndërlidhjet

Rumania mohon sigurimin e burgjeve sekrete për CIA


Rumania ka mohuar raportimet e mediave se zyrat e qeverisë në Bukuresht janë përdorur nga Agjencia Amerikane e Inteligjencës si një burg i improvizuar për t’i ndaluar dhe marrë në pyetje personat e dyshuar për terrorizëm.

Zëdhënësja e Zyrës Kombëtare të Regjistrimeve, për informacione të klasifikuara, Simona Kap-Alb i ka cilësuar raportimet e tilla si spekulime të kulluara.

Akuzat për ekzistimin e një burgu të CIA-së në Rumani janë raportuar në shumë media perëndimore, por lokacioni i burgut është bërë i ditur për publikun vetëm pas një hulumtimi të përbashkët nga agjencia e lajmeve, Associated Press dhe televizioni publik gjerman, ARD Panorama.

Burgu rumun dyshohet të ketë qenë pjesë e rrjetit të vendeve të quajtura pika të zeza, në të cilat CIA operonte dhe i kontrollonte.

Të gjitha burgjet u mbyllën në maj të vitit 2006 dhe programi i mbajtjes dhe marrjes në pyetje i CIA-së përfundoi në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG