Ndërlidhjet

NATO dhe Rusia, ende pa marrëveshje


NATO dhe Rusia ende mbeten të bllokuara nga një mosmarrëveshje e gjatë lidhur me planin e aleancës për vendosjen e mburojave raketore në Evropë, kanë njoftuar zyrtarët.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka bërë të ditur se nuk ka pasur progres rreth ndonjë marrëveshje të mundshme me Rusinë për këtë çështje, e cila ishte temë diskutimi ndërmjet ministrave të jashtëm të NATO-s dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Fog Rasmusen i ka refuzuar kritikat e Rusisë se NATO po e injoron shqetësimin e këtij shteti se planet për sistemin e mbrojtjes bërthamore një ditë mund të kthehen kundër Rusisë.

Sipas tij, diskutimet me Rusinë do të vazhdojnë edhe më tutje, duke shprehur optimizëm për një marrëveshje fillestare para samitit global të radhës të NATO-s, që mbahet në Çikago në maj të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG