Ndërlidhjet

HRW kërkon nga Jemeni që ta ndalojë martesën e të miturve


Human Rights Watch ka kërkuar nga Jemeni që të caktojë moshën 18 vjeçare si minimumin e moshës për martesë, gjë që, sipas organizatës, do të ndikonte në përmirësimin e kushteve dhe mundësive për edukim të vajzave, si dhe për mbrojtje të të drejtave të tyre njerëzore.

Organizata prestigjioze ka thënë se dukuria e martesës së fëmijëve, në shtetin më të varfër afrikan, rrezikon shëndetin e vajzave dhe bën që ato të trajtohen si qytetare të klasës dytësore.

Nëpërmjet një raporti, Human Right Watch bën të ditur se të dhënat e qeverisë së Jemenit dhe të Kombeve të Bashkuara tregojnë se në disa zona rurale, i martojnë edhe vajzat e moshës 8 vjeçare. Disa të dhëna tregojnë se një numër i vajzave janë detyruar t’i nënshtrohen përdhunimit martesor dhe abuzimit në familje.

Studiuesja e organizatës, Nadja Kalife kërkon nga autoritetet e vendit që ta ndalojnë rreptësishtë martesën e fëmijëve dhe ta kenë prioritet gjatë procesit të reformimit.
XS
SM
MD
LG