Ndërlidhjet

Liderët evropianë bëjnë thirrje për mbështetje


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u kanë bërë thirrje homologëve të tyre evropianë për të mbështetur traktatin e ri të Bashkimit Evropian.

Franca dhe Gjermania kanë propozuar një traktat të ri për të zbatuar disiplina fiskale të ashpra në eurozonë dhe për t'i dhënë Brukselit më shumë mbikëqyrje mbi buxhetet kombëtare.

Sarkozi ka paralajmëruar se "rreziku i shpërbërjes kurrë nuk ka qenë më i madh" për Evropën.

"Unë do të doja të them, le të mos kemi frikë nga fjalët. Ne duhet të rithemelojmë Evropën. Ne duhet të rimendojmë Evropën", është shprehur Sarkozi.

Ndërsa, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se do të duhen vite për të tejkaluar krizën, por tha se “duhet të ketë më shumë Evropë".

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha "gjithë bota është duke shikuar nga ne dhe ata donë të dëgjonë zgjidhje".
XS
SM
MD
LG