Ndërlidhjet

Irani thotë se ka gjetur një avion spiun amerikan


Televizioni shtetëror iranian transmetoi sot një video të një avioni spiun amerikan për të cilin Teherani supozon se është lëshuar në afërsi të kufirit afgan.

Mediat iraniane thanë se ministria e jashtme kishte thirrur të dërguarin e Zvicrës në Teheran për të shprehur "protestë të fortë mbi vënien e një spiuni amerikan në hapësirën ajrore të saj".

Ambasada zvicerane merret me interesat e SHBA-ve në mungesë të marrëdhënieve diplomatike Iran-SHBA.

Në anën tjetër, "The New York Times" raportoi se avioni kishte qenë pjesë e një programi të mbikqyrjes nga SHBA-të rreth programit të dyshuar bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG