Ndërlidhjet

Nga një shpërthim në Pakistan, tre ushtarë të vdekur


Raportohet se tre ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë, në qytetin jugperëndimor të Karashit.

Raportet e mediave citojnë zyrtarët e policisë të kenë thënë se shpërthimi i mëngjesit të sotëm ka goditur një makinë që barte ushtarë, në afërsi të një baze ushtarake në pjesën lindore të qytetit.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët islamistë, përfshirë edhe talibanët pakistanezë dhe aleatët e tyre, shpesh herë kanë shkaktuar sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG