Ndërlidhjet

Obama: Po shqyrtohen të gjitha mundësitë për Iranin


Presidenti amerikan, Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë në lidhje me Iranin dhe se do të bashkëpunojnë me aleatët e Amerikës, përfshirë edhe Izraelin, për të parandaluar Iranin nga marrja e një arme bërthamore.

Obama tha se ndjekja e armëve të dyshuara bërthamore të Iranit është në kundërshtim me interesat kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Izraelin, i cili dyshohet se i ka armët e veta bërthamore.

Presidenti amerikan i mohoi akuzat e politikanëve opozitarë të partisë republikane se administrata e tij nuk ka bërë mjaftueshëm për ta ngadalësuar programin bërthamor të Iranit. Ai tha se administrata e tij në mënyrë sistematike i ka imponuar sanksionet më të ashpra që kanë qenë ndonjëherë kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG