Ndërlidhjet

Irani transmeton pamje televizive të pajisjes amerikane


Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar pamje të avionit spiun amerikan, të cilin Teherani e rrëzoi javën e kaluar, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Pamjet tregojnë një pajisje të avancuar, RQ – 170, e cila duket të jetë kryesisht e padëmtuar.

NATO ka bërë të ditur se një avion zbulimi është parë duke fluturuar mbi Afganistanin perëndimor javën që lamë pas, pikërisht në kohën kur operatorët kishin humbur kontrollin e pajisjes.

Mediat iraniane kishin raportuar se pajisja ishte ulur nga forcat e armatosura iraniane. Ndërkohë “The New York Times” raporton se pajisja ishte pjesë e programit të mbikëqyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënjonte lokacione bërthamore të dyshuara të Iranit.
XS
SM
MD
LG