Ndërlidhjet

Turqia do të pezullojë marrëveshjen për tregti të lirë me Sirinë


Ministri i tregtisë dhe doganave i Turqisë tha se pritet që kabineti qeveritar të aprovojë pezullimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Sirinë, në shenjë hakmarrjeje për një veprim të ngjashëm nga Damasku.

Ministri Hajati Jazëqi tha sot se Siria e ka pezulluar në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e vitit 2008, e cila largonte taksat për shumicën e mallrave. Autoritetet thonë se pezullimi i marrëveshjes do të çojë në rritje të taksave deri në 30 për qind për disa mallra.

Jazëqi gjithashtu tha se Turqia planifikon të inkurajojë kamionët që bartin mallra në Lindjen e Mesme që të favorizojnë rrugës përmes Irakut apo Jordanisë.
XS
SM
MD
LG