Ndërlidhjet

Moskë: 15 mijë njerëz fillojnë protestën kundër Kremlinit


Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se 15 mijë njerëz janë mbledhur në një shesh të Moskës për të protestuar kundër fitores së partisë së Vlladimir Putinit në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Turma po shtohet në sheshin Bolotnaja, në një ishull përballë Kremlinit, për të qenë pjesë e protestave ndëshkuese të organizuara nga udhëheqësit e opozitës, përfshirë edhe ish-ministrin Boris Nemtsov.

Kjo ditë e protestave antiqeveritare filloi në Vladiostok dhe u përhapë nga Siberia deri në Moskë.

Organizatorët kanë leje zyrtare për një protestë prej 30 mijë njerëzish. Një numër i madh i forcave policore të sigurisë janë angazhuar për ta kontrolluar protestën.
XS
SM
MD
LG